Sokol Cikalleshi duket i rilindur që nga transferimi i tij në muajin janar te skuadra e Akhirsaspor. Pasi debutoi me gol, edhe në takimin e sotëm në Kupën e Turqisë përballë Kasimpasa, 28-vjeçari ka gjetur rrugën e rrjetës.
Në minutën e 41’, bomberi realizon një gol shumë të bukur me kokë, duke i vjedhur kohën mbrojtjes kundërshtare dhe duke i dhënë avantazhin skuadrës së tij.
Me fillimin e pjesës së dytë, sulmuesi kuqezi gjeti sërish rrjetën, duke shënuar një tjetër gol të bukur, teksa me një parabël mposhti portierin kundërshtar. Me këto dy gola, Cikalleshi ka tashmë tre gola në pesë ndeshje për skuadrën e tij të re, një statistikë shumë e kënaqshme për 28-vjeçarin.
Kupa e Turqisë
Akhirsaspor – Kasimpasa 3-1
Cikalleshi 41’ 52′, Hosue 73′ / Hajradinovic 90+4′
Akhisarspor 1-0 Kas?mpa?a
41′ Cikalleshi pic.twitter.com/thDadWLhn5— A Spor (@asporcomtr) February 7, 2019
#ZiraatTürkiyeKupas? ?#Akhisarspor 2-0 #Kas?mpa?a
?? Gol: Sokol Cikalleshi pic.twitter.com/souIhqZ7AL— a2 (@a2turkiye) February 7, 2019