Largimi i papritur, Skënderbeu humbet një sulmues

Skënderbeu ka humbur një tjetër futbollit dhe vetë trajneri Orges Shehi e ka pranuar se pjesë e skuadrës për pjesën e mbetur të sezonit nuk do të jetë sulmuesi Ardit Hoxhaj. Vjonjati ka kërkuar largimin dhe nuk i është refuzuar nga klubi.

“Hoxhaj është larguar dje në drejtim të një klubi tjetër. Do më shumë minuta dhe shpresoj t’i ketë aty ku do të shkojë”, deklaroi Shehi për mediat ditën e sotme. Futbollisti 24-vjeçar këtë sezon ka luajtur me korçarët në tetë ndeshje, dy prej të cilave i ka nisur si titullar.

Madje ato ishin dy ndeshjet e fundit me Partizanin dhe Kastriotin. Nuk dihet ende destinacioni i sulmuesit, i cili hapat e parë në futboll i ka hedhur te Flamurtari. Më pas është aktivizuar edhe me Himarën e Bylisin.

Me këta të fundit spikati në Superiore dhe u ble më pas nga Skënderbeu. Në Korçë hapësirat për të kanë qenë të pakta, por ndërkohë duhet theksuar se edhe dëmtimet e kanë penalizuar shpesh sulmuesin anësor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *