Postimi emocionues i motrës dhe deklarata tronditëse: Sala u detyrua të fluturojë atë natë!

Pasi gjetën avionin e zhdukur dhe një nga dy trupat e vdekur, kërkuesit privatë vazhdojnë kërkimet për gjetjen e trupit tjetër. Akoma nuk dihet nëse trupi i gjetur i përket Emiliano Salës, apo pilotit Ibotson.

Familja dhe të gjithë tifozët e futbollit shpresojnë që të gjendet trupi i sulmuesit argjentinas, ndërsa një mik i tij ka befasuar me deklaratën e bërë. Masimiliano Duarte është një nga shokët më të ngushtë të 28-vjeçarit fatkeq.

Në një prononcim emocional për “Argentina TV”, Duarte zbulon se Sala është detyruar të udhëtojë me 21 janar drejt Kardifit, pavarësisht se ka qenë i lodhur dhe ka preferuar të pushojë. Dikush mban përgjegjësi, por Duarte ka bërë një pakt burrash me shokët e tjerë.

Ata nuk do të nxjerrin asnjë informacion, derisa të zbardhet komplet ngjarja e ndodhur. Pavarësisht se nuk përmend emra, miku i lojtarit “shigjeton” Uilli Mek Kein, personin që kreu transferimin e lojtarit nga Nanta te Kardifi dhe atë që organizoi udhëtimin me avionin Piper Malibu PA-46.

Emiliano nuk dëshironte të udhëtonte me atë avion. Këto janë detyrime që një futbollist duhet t’i pranojë. Sigurisht që ai ishte kundër kësaj. Unë kam luajtur vetë futboll dhe të këshillohet që të çohesh herët, të konsumosh mëngjesin, të udhëtosh më pas drejt destinacionit dhe të pushosh. Ai është detyruar të udhëtojë. Kemi disa mesazhe mes miqsh, por kemi bërë një pakt me njëri-tjetrin për të mos treguar asgjë më shumë, derisa të zbardhet ngjarja.”

“Emiliano më tha: nuk kam ndalur gjithë ditën dhe nuk mund të pushoj. Audio e mesazhit është e qartë. Ai më ka dërguar dhe disa mesazhe të tjera më përpara, ku më tregonte se dëshironte të pushonte dhe të flinte gjumë. ‘Nuk dua të udhëtoj, do të preferoja të qëndroja këtu sonte’, më ka shkruar Emiliano. Ai nuk ka dashur të udhëtojë dhe dikush është përgjegjës për këtë gjë”, përfundon Masimiliano Duarte.

Një postim emocionues në rrjetet sociale ka bërë dhe motra e Emilianos. Një foto dhe pak fjalë… Aty shfaqet qeni i lojtarit, Nala që sheh nga jashtë në pritje të padronit të dashur. “Nala gjithashtu po pret për ty“, shkruan Romina, motra e lojtarit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online