Në tri ditë do të luhen ndeshjet e javës së 21-të të Kategorisë Superiore, ndërkohë që ka një ndryshim plani. E planifikuar të luhej të shtunën, takimi mes Teutës dhe Kamzës është shtyrë. Kjo përballje do të luhet të dielën dhe orari i fillimit mbetet i njëjtë: 17:00.
Kështu, të shtunën do të luhet vetëm një takim: Partizani-Kastrioti. Një ditë më pas, prej orës 14:00, Kukësi e Tirana matin forcat, sikurse edhe Luftëtari e Flamurtari. E hëna ka në program vetëm një ndeshje dhe është mjaft interesantë: Skënderbeu pret Laçin në kërkim të fitores së munguar prej 7 javësh.
Kategoria Superiore – Java 21
E shtunë, më 9 shkurt
Ora 17:00 | Partizani-Kastrioti
E diel, më 10 shkurt
Ora 14:00 | Kukësi-Tirana
Ora 14:00 | Luftëtari-Flamurtari
Ora 17:00 | Teuta – Kamza
E hënë, më 11 shkurt
Ora 18:00 | Skënderbeu-Laçi