Fiorentina vijon të mbetet e pamposhtur këtë vit, teksa në transfertën ndaj Udineses, çdo gjë u mbyll në barazim 1-1. Ekipi vjollcë, numëron 3 fitore dhe 2 barazime në këtë vit të ri kalendarik dhe duken në formë. Gjithsesi, ekipi i drejtuar nga Nikola, rezultoi një kockë e fortë për Fioren e Stefano Piolit.
Sfida e luajtur në Udine, ishte mjaft e ekuilibruar, ku pjesa e parë u mbyll me rezultatin e bardhë, pavarësisht rasteve të krijuara nga të dyja kampet. Në fraksionin e dytë, vendasit filluan vrullshëm, ku vetëm pas 11 minutash të luajtura kaluan në avantazh me anë të danezit Larsen.
Pavarësisht golit të pësuar, ekipi i Stefa Piolit arriti të reagonte. Në minutën e 65-të, ishte Fernandes, i cili shënoi golin e barazimit. Një gol, që fillimisht mund të anullohej për një prekje me dorë, por sistemi VAR qartësoi gjithçka dhe goli i akordua. Fiorentina ushtroi presion deri në fund, por nuk arriti të konkretizonte dhe gjithçka u mbyll në barazim.
Xhenoa dhe Sasuolo gjithashtu u ndan në barazim mes tyre, me të njëjtat shifra që përfundoi dhe ndeshja e luajtur në Udine. Ishte Djuriçiç, i cili në minutën e 28-të i dha avantazhin miqve të Sasuolos. Gjithsesi, blerja më e re e Xhenoas, Snarabai barazoi gjithçka 13 minuta më vonë.
Spanjolli shënoi golin e dytë të tij personal, pas atij ndaj Empolit javën e shkuar. Kështu, Xhenoa, mbetet në vendin e 13-të në kuotën e 24 pikëve, njësoj si Sasuolo, e cila mbetet në vendin e 11-të me 30 pikë të grumbulluara.