Enea Mihaj është një mbrojtës me shumë të ardhme dhe paraqitjet e tij në kampionatin grek të futbollit me skuadrën e Panetolikos kanë qenë shumë pozitive. 20-vjeçari bëri dhe debutimin me fanellën e Shqipërisë në fundin e vitit të shkuar, duke bërë ndeshje të mira.
Mbrojtësi ishte i pafat kur u dëmtua në sfidën kundër Jordanisë dhe mungoi plot 2 muaj. Gjithsesi, tashmë është rikthyer edhe më i fortë se më parë. Mihaj është një lojtar shumë i rëndësishëm për skuadrën greke dhe statistikat e tregojnë këtë gjë.
Me Mihajn në fushë, Panetolikos nuk njeh humbje që nga data 29 shtator të vitit të shkuar (2 fitore dhe 3 barazime). 20-vjeçari është një lider që në moshë të re në prapavijën e skuadrës greke dhe javë pas jave, por merr komplimentet e trajnerit, por dhe të tifozerisë vendase.