VIDEO | Debutim ëndrrash për Liridon Krasniqin, gol akrobatik dhe asist
Sulmuesi shqiptar Liridon Krasniqi ka bërë një debutim ëndrrash me ekipin e Meleka Junajtid në ndeshjen hapëse të kampionatit malajzian. Futbollisti 27-vjeçar zhbllokoi takimin me një gol akrobatik, ndërsa më pas dha asistin e golit të dytë, duke qenë kështu protagonist në të dy golat e takimit që përfundoi me shifrat 2 – 1.
Krasniqi luan prej më më shumë se tre vitesh në Malajzi, ku në tri sezonet e mëparshme është aktivizuar te Kedah. Sulmuesi shtatlartë është aktivizuar në të shkuarën me Shpresat e Shqipërisë, ndërsa ka mbi shpinë dhe tre paraqitje në sfida miqësore me përfaqësuesen e Kosovës.