Milani do të luajë mbrëmjen e nesërme ndaj Napolit, një sfidë të vlefshme për çerekfinalet e Kupës së Italisë. Kuqezinjtë do të përballen përsëri me ekipin e Karlo Ançelotit, me të cilët barazuan pak ditë më parë. Në kuadër të sfidës, numri një i pankinës së Milanit foli për mediat, teksa preku disa tema.
NDESHJA – “Duhet ta nisim ndeshjen siç luajtëm deri në minutën e 50-të, në ndeshjen e kampionatit, të tregojmë të njëjtin karakter. Në 30 minutat e fundit ne ndaluam së dribluari dhe humbëm terren. Kjo më pas lejoi Napolin që të tregonte të gjithë karakteristikat e tij. Duhet të kemi dëshirën për të luajtur dhe për të treguar veten tonë”.
PIATEK – “Më kujton shumë Tomasonin. Ka shumë karakteristika të veçanta. Jon-Dal Tomason nuk toleronte as në stërvitje. Piatek sapo ka mbërritur, por e pëlqej shumë. Është kurioz dhe shikon fotot në Milanelo. Ka dëshirë të vëzhgojë dhe të diskutojë. Kjo gjë është fantastike. Nëse do të jetë titullar nesër? Do të luajë ai ose Kutrone”.
ANÇELOTI – “Kam dëshirë që post-ndeshjen ta shpenzoj duke folur me stafin tim, sidoqoftë, gjithmonë mundohem të dëgjoj nga Karlo. E respektoj shumë”.
MARRËDHËNIA ME LOJTARËT – “Në momente të tilla, dua që të jem sa më afër lojtarëve dhe ata ta dëgjojnë zërin tim. Dua të jem afër ekipit edhe kur ata bëjnë nxemjen”.
MBROJTJA – “Gjithmonë punojmë për linjën tonë difensive dhe në direktivat mbrojtëse të mesfushorëve tonë. Besojmë shumë në atë çfarë po bëjmë”.
DIFERENCA MES JUVES DHE NAPOLIT – “Duhet eksperienca. Jemi një ekip me lojtarë të rinj dhe na duhet të luajmë ndeshje të tilla të mëdha, si ajo që kemi nesër. Për të rikthyer Milanin e madh na duhen performancë e mirë, lojë dhe mentalitet. Kohët e fundit e kemi treguar, por ka shumë ulje-ngritje, të cilat më shqetësojnë.”
BAKAJOKO – “Një ditë, një lojtar është asgjë, ndërsa ditën tjetër është fenomen. Dëgjoj shumë thashetheme, por ai duhet të vazhdojë kështu dhe të ndihmojë ekipin. Ai na krijojë epërsi dhe po na jep një ndihmë të madhe”.
DËMTIMET – “Kaldara dhe Bilja po punuan pjesërisht me ne ditën e djeshme. Mendoj se do të jenë gati për një javë. Jemi të lumtur që po rikthehen. Kanë një dëshirë të madhe për t’u kthyer në ekip dhe e kanë demostruar dhe me angazhimin e tyre në ditët e fundit.”