Vazhdojnë largimet te Luftëtari. Ditën e sotme bluzinjtë janë ndarë me mbrojtësin Nemanja Janiçiç dhe sulmuesin anësor Romario Cekaj. Largimi i dy lojtarëve e çon në gjashtë numrin e të larguarve nga gjirokastritët gjatë merkatos së dimrit. Vetëm Kastrioti i vendit të fundit ka një numër më të madh të larguarish në Kategorinë Superiore.
Kontrata midis futbollistëve dhe klubit është prishur me konsensus. Largimi i boshnjakut peshon më shumë, sepse 32-vjeçari ishte një ndër lojtarët me më shumë minuta te Luftëtari ,me 14 aktivizime si titullar. Pas largimit të Janiçiçit, trajneri Gentian Mezani ka në dispozicion vetëm Oltion Rapën dhe Rustem Hoxhën për repartin e qendrës së mbrojtjes.
I riu Cekaj nuk gjeti hapësira te skuadra gjirokastrite, ku gjatë pjesë së parë të kampionatit u aktivizua në vetëm tre takime të Kategorisë Superiore.