“Ishte bukur për aq sa zgjati”, Bolt heq dorë nga ëndrra e të qenit futbollist

Sprintieri legjendar Usain Bolt njihet si një fans i çmendur i sportit të futbollit. Mbas dorëheqjes nga atletika, xhamajkani kreu prova në klube të ndryshme, ku më seriozja ishte ajo me australianit e “Central Coast Mariners”, ku gjeti rrugën e rrjetës në një miqësore.

 

Fatkeqësisht për 32-vjeçarin, klubi nga toka e kangurëve i ofroi një rrogë sezonale prej 150 mijë dollarësh, që ishte sa 1/20-ta e pagës që ai kërkonte prej 3 milionë dollarësh në sezon. Mbas eksperiencës në Australi, Bolt i dha dhe një shans vetes në Norvegji me skuadrën e Stromgodset.

Në një intervistë të fundit për “ESPN”, Bolt pranoi se i ka dhënë fund përpjekjeve të tij për të qenë pjesë e futbollit profesionist.

Mund të them se nuk mora vendime të zgjuara. Mund të kisha zgjedhur një mënyrë tjetër për t’u futur në botën e futbollit, por do jetë një mësim për të ardhmen. Ishte një eksperiencë e mirë. E shijova shumën të qenit pjesë e një skuadra. Atletika është krejtësisht ndryshe. Ishte bukur për aq sa zgjati. Tani kam mbyllur punë me sportin dhe do fokusohem në botën e biznesit”, tha Bolt

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online