Shqiptari i tretë në Ukrainë, debuton Arbër Basha

Para pak ditësh, më 13 janar, festoi ditëlindjen e 21-të, ditëlindje e veçantë, sepse Arbër Basha pikërisht në ato ditë hidhte firmën në kontratën më të rëndësishme të karrierës së tij të re.

Mesfushori i Shqipërisë U-21 nuk ka të ndalur, sepse në dy vitet e fundit ka hedhur hapa gjigantë përpara dhe nga një i ri i panjohur në Superioren shqiptare, ku nuk iu dha mundësia të luante te Kamza, tashmë ka firmosur në Ukrainë, tek Olimpik Donetsk.

Në korrik të vitit të shkuar Basha firmosi në Estoni, te Trans Narva, ndërsa aty e kapi shansin që iu dha, sepse luajti 15 ndeshje në të gjitha kompeticionet, shijoi golin e parë në karrierë si profesionist dhe po ashtu shijoi minutat e para në Europa League, duke luajtur në dy ndeshje.

I kthyer në titullar fiks te Trans Narva, duke luajtur rregullisht në kampionat e kupë, Basha tërhoqi vëmendjen e menaxherëve të ndryshëm dhe Olimpik Donetsk e piketoi që në vjeshtë.

Interesimi i klubit ukrainas ishte i vazhdueshëm dhe kjo e bindi Bashën të firmoste në janar, duke parë seriozitetin e klubit që aktualisht renditet në vendin e nëntë në kampionatin ukrainas.

Sot Olimpik luajti një miqësore kundër kazakëve të Kayasar në Antalia dhe Basha luajti titullar, në një ndeshje ku trajneri Vjaçeslav Shevçuk i ndryshoi gjithë lojtarët pas pushimit.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 2-1 për Olimpik dhe debutimi i Bashës shkoi shumë mirë, me trajnerin Shevçuk që deklaroi pas ndeshjes se kishte mbetur i kënaqur nga paraqitja e të gjithë lojtarëve dhe vlerësoi ritmin e lartë të skuadrës së tij në mesfushë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online