Mesfushori kuqezi ndërron skuadër, e kërkon gjiganti suedez

Në kampionatin grek të futbollit, është një numër i madh futbollistësh shqiptarë që luajnë dhe një nga ata është dhe mesfushori 28-vjeçar, Astrit Ajdareviç, që mbron ngjyrat e AEK-ut.

Ajdareviç është grumbulluar edhe në kombëtaren shqiptare të futbollit dhe karriera e tij po pëson një ngritje të menjëhershme. Pas tri sezoneve të suksesshme me AEK-un, interesim për 28-vjeçarin ka ardhur nga kampionati suedez i futbollit, me Djugarden që interesohet për shërbimet e tij.

Ajdareviç nuk ka luajtur asnjë ndeshje këtë sezon me AEK-un dhe duket se nuk bën pjesë në planet e trajnerit dhe si pasojë, do të kërkojë largimin brenda muajit janar. Me Djugarden si një alternativë e kënaqshme për të, me shumë gjasa mesfushori kuqezi do të transferohet në Suedi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *