VIDEO | E donin Kukësi dhe Partizani, Shkëndija e zyrtarizon sot

Sulmuesi Agim Ibraimi është afrimi më i ri i skuadrës së Shkëndijës. 30-vjeçari ishte objektiv i disa skuadrave në Superiore, me Kukësin dhe Partizanin që shfaqën interes për të. Gjithsesi, Ibraimi vendosi të nënshkruajë me kuqezinjtë tetovarë dhe kështu pas 13 viteve u rikthye tek ish-akuadra e tij.

Flitej prej disa ditësh për afrimin e Ibraimit te Shkëndija, por vetëm sot klubi ka bërë zyrtarizimin e tij. Me anë të një videoje të publikuar në platformën “Facebook”, Shkëndija ka zyrtarizuar gjithçka dhe Ibraimi do të jetë lojtar i tyre.

“Infosport.mk” ka publikuar edhe detajet e kontratës së sulmuesit 30-vjeçar dhe sipas tyre, ky i fundit ka nënshkruar për dy vite dhe do të përfitojë plot 10 mijë euro në muaj, plus bonuse.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online