Eros Grezda mendohej se do të ishte titullar në gjysmën e dytë të sezonit për skuadrën e Rejnxhërsit, por një dëmtim i sulmuesit kuqezi i ka humbur një tjetër shans 23-vjeçarit. Skuadra e drejtuar nga Stiven Xherrard do të luajë në Kupën e Skocisë përballë Kondebeath dhe para kësaj sfide, konfirmoi se Grezda do të mungojë për shumë javë.
“Grezda do të mungojë për disa javë, kaq mund të them. Nuk kemi ende një datë rikthimi, por nuk është Eros problemi i vetëm që kam. Kemi një numër të madh të dëmtuarish dhe shpresoj që shumë nga ta të kthehen pa startuar kampionati.
Mund të them se në ndeshjen e Kupës do të mungojnë Grezda, Dorrans dhe Mërfi, ndërsa Barisiç është rikthyer në stërvitje. Do të vendos nesër për formacionin”,- u shpreh Xherrard.