Plot 21 futbollistë janë aktivizuar për skuadrën e Verderit në gjysmën e parë të sezonit në Bundesligë, çka tregon se skuadra gjermane nuk e ka ende një formacion statik. Trajneri Florian Kofeldt vazhdon të insistojë se ekipi do ta marrë formën që duhet dhe që nuk ka nevojë për merkato.
Një nga lojtarët që e ka vuajtur më shumë këtë distabilitet është ylli i Kosovës, Milot Rashica. 21-vjeçari ka qenë një nga lojtarët më të mirë në ndeshjet që ka luajtur dhe duket se e ka fituar besimin e trajnerit, por ende nuk i është besuar një vend në formacionin shartues.
Gjithsesi, tekniku Kofeldt është i bindur për aftësitë e kosovarit dhe insiston se do t’i besohen më shumë minuta në pjesën e dytë të sezonit: “E kam thënë dhe e them sërish, nuk kemi nevojë për merkato. Çdo lojtar, është i dubluar dhe nuk do të në penalizojë ndonjë largim i papritur.
Jam i impresionuar nga lojtarët që kam dhe të gjithë e kanë justifikuar besimin tim. Rashica? Ka punuar shumë me një trajner në Afrikën e Jugut dhe jam i bindur se do të rikthehet edhe më i fortë. I kam premtuar minuta në gjysmën e dytë dhe shpresoj të vazhdojë me ritmet e kënaqshme që ka treguar edhe në fazën e parë”,- përfundoi trajneri i Verderit.