Leonardo “humbet” finalen dhe bind Xhenoan, Piatek shumë afër Milanit

Gonzalo Higuain është një hap larg transferimit tek ekipi i Çelsit, aty ku do të rigjejë Mauricio Sarrin me të cilin ka kaluar shumë mirë te Napoli. Largimi i argjentinasit e bën urgjente sigurimin e një sulmuesi dhe Milani e ka gjetur.

Kuqezinjtë pëlqejnë Kristof Piatek, sulmuesin polak të Xhenoas, për të cilin ka shprehur interes dhe Reali i Madridit. Zbulimi i këtij sezoni ka shënuar 13 gola në Serie A, ndërsa klubi ligur është pranë pranimit të ofertës së “Djallit”. Leonardo nuk ka udhëtuar me ekipin në Arabi dhe po punon për të arritur sa më shpejt marrëveshjen.

Milani është gati ta marrë në huazim 23-vjeçarin me të drejtë blerje në fund të sezonit për shumën e 40 milionë eurove. Xhenoa ka pranuar ofertën, ndërsa është gati ta zëvendësojë polakun me Mario Balotelin.

Negociatat me Milanit konfirmohen dhe nga Xhorxhio Perineti, drejtori sportiv i klubit ligur. “Nuk duam ta shesim tani Piatekun, por mund të lëkundemi nga një ofertë e konsiderueshme. Milani është i interesuar për lojtarin, por tani është ndeshja e Superkupës dhe ne nuk mund të presim deri në ditën e fundit të merkatos.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *