Berat Gjimishti është shumë pranë kalimit në kampionatin turk te Beshiktashi. “Gjiganti” turk kërkon të përfitojë nga kontrata në mbarim (Në qershor del lojtari i lirë) e mbrojtësit shqiptar dhe palët po negociojnë për një shumë që nuk do t’i kalojë 1 milionë eurot.
Lajmet e para në lidhje me këtë transferim raportonin se Atalatanta nuk kishte ndërmend ta lëshonte pa 2 milionë euro, por sipas medieve turke, klubi nga Bergamo i ka ulur ndjeshëm kërkesat për kartonin e qendërmbrojtësit të kombëtares sonë.
Sipas së përditshmes turke “Takvim”, drejtuesit e Atalantës janë të gatshëm ta lëshojnë lojtarin për 400 mijë euro. Gjimshiti u transferua në Itali tre vite më parë nga Zyrihu dhe në total ka luajtur 11 ndeshje në me Atalantën, ndërsa dy sezone i ka kaluar në huazim. Fillimisht te Avelino në Serie B, e më pas te Benevento në Serie A.