VIDEO | Kieza “heq qafe” Torinon, Fiorentina në çerekfinale

Dita e sotme në futbollin italian është përsëri e rezervuar për Kupën e Italisë dhe ndeshja e parë e luajtur ka qenë ajo midis Torinos e Fiorentinës. Ekipi i Stefano Piolit ka kaluar më tej, duke mposhtur ekipin e “demave” me rezultatin 0-2.

Federiko Kieza ishte vendimtar për vjollcët, duke shënuar dy herë në fundin e takimit. Përballja ishte e ekuilibruar, ku të dyja ekipet krijuan volum, por pa konkretizuar në pjesën e parë. Në fraksionin e dytë, Fiorentina duket se erdhi me një marsh më shumë, ku në fundin e takimit zgjidhi gjithçka me anë të Federiko Kiezës.

Fillimisht në minutën e 87-të mesfushori i avancuar shënoi golin e avantazhit, ndërsa në minutën e dytë shtesë hipotekoi gjithçka për ekipin e tij, duke mbyllur sfidën në 0-2. Vlen për t’u përmendur që për Fioren debutoi edhe blerja më e re, Luis Muriel, i cili bëri një ndeshje të kënaqshme deri në minutën e 64-të, kohë kur u zëvendësua me Simeonen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *