Rikthehet Bojan Najdenov, një nga të rinjtë me probleme

Laçi zhvilloi ditën e djeshme miqësoren e dytë me Tiranën, që e fitoi me rezultatin e pastër 2-0. Kjo përballje u zhvillua në Kamzë, ndërkohë që si spektator ishte mesfushori maqedonas Bojan Najdenov. Numri 10 i kurbinase e ndoqi nga shkallët këtë përballje dhe pret rikuperimin e plotë për të qenë gati për trajnerin Besnik Prenga.

Najdenov u dëmtua në ndeshjen me Kastriotin dhe iu desh të bënte një ndërhyrje në një nga gishtat e këmbës, çka bëri që javët e fundit të fazës së dytë të mos ishte në dispozicion të stafit teknik. Tashmë ai është rikthyer në Shqipëri dhe ka nisur përgatitjet i diferencuar.

Do të duhen rreth dy javë që të përfshihet me grupin dhe më pas do të jetë stafi teknik që do të vendosë se kur do të aktivizohet. Së fundmi ka pasur probleme për një nga të rinjtë e Laçit, konkretisht për mesfushorin Erisildo Smaçi.

I riu ka pësuar një dëmtim në gju dhe në ditët në vijim do të mësohet saktësisht se sa kohë do të qëndrojë jashtë fushave të blerta. Minimalisht dy muaj ai nuk do të jetë i gatshëm, pasi ka probleme me meniskun dhe me shumë mundësi do të operohet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *