Laçi dhe Vllaznia kanë zhvilluar ndeshjen e parë miqësore në Kamzë dhe gjithçka është mbyllur me rrjeta ta paprekura. Kurbinasit zbritën në fushë me një ekip të alternuar, pasi një pjesë e mirë e titullarëve nuk e nisën nga minuta e parë.
Sali, Ceka dhe Çokaj debutuan për bardhezinjtë. Skuadra e Hasan Likës zbriti në fushë me ekipin më të mirë nga minuta e parë. Një ndeshje që pati raste nga të dyja krahët, por pa mundur dot që të shënojnë. Pusi i kuqebluve arriti edhe të godiste traversën në pjesën e dytë.
Në fushë ka zbritur edhe Kamzë, që u vu përballë skuadrës së Burrelit. Trajneri Ernest Gjoka ka marrë sinjale pozitive nga reparti i sulmit, pasi ekipi i tij fitoi me rezultatin 3-0. Nestor Martinena ishte ai që hapi takimin që në minutën e nëntë.
Masato Fukui vijon të shënojë. Japonezi ka realizuar golin e dytë kundër Burrelit, ndërsa të tretin e ka shënuar kapiteni Sebino Plaku. Në vazhdim Kamza pritet të zhvillojë edhe miqësore të tjera para nisjes së kampionatit.
Miqësore – E enjte, më 10 janar
LAÇI-VLLAZNIA 0-0
Laçi: Sali, Shtubina, Mersinaj, Pjeshka, Ceka, Lushkja, Çokaj, Jonuzi, Bushi, Xhixha, Berisha. Trajner: Besnik Prenga
Vllaznia: Sherri, Gurisha, Zeqaj, Malota, Gocaj, Krymi, Tafili, Lika, Hajdari, Zogaj, Zhunior. (U aktivizuan: Selimaj, Mehmedaj, Borshi, Marku, Ruqi, Hysenaj, Palushani, Bilali, Lushaj, Pusi, Eziamaka, Hoti). Trajner: Hasan Lika
KAMZA-BURRELI 3-0
Shënues: Martinena 9’, Fukui 24’, Plaku 34’