Frenk Riberi po luan sezoni e tij të 12-të me Bajernin e Mynihut. Me kalimin e viteve francezi është kthyer në një legjendë te kampionët e Gjermanisë. 409 ndeshje dhe 122 gola të shënuar, nga një sulmues krahu s’mund të kërkosh më shumë se kaq.
Në muajt e fundit, 35-vjeçari ka sfiduar vitet, duke qenë një ndër lojtarët më të mirë në fushë për Bajernin. Në një intervistë të muajit dhjetor, Riberi u shpreh se do të dëshironte të luante edhe për një sezon me Bajernin, por këtë vendim nuk e ndan drejtori dhe ish-lojtari i skuadrës bavareze, Hasan Salihhamidzhiç.
Në një intervistë nga kampi stërvitor i Bajernit në Doha të Katarit, drejtuesi boshnjak, foli për të ardhmen e sulmuesit francez: Duhet të tregohen i sinqertë, me shumë mundësi ky është viti i fundit për Frenkun te Bajerni (Riberi)”.