Çalhanoglu-Lajpcig bien dakord, Gatuzo merr vendimin final për turkun

Milani duket të jetë mjaft aktiv në këto ditë të para të merkatos së janarit, teksa në kampin kuqezi ka zhvillime si në hyrje po ashtu dhe në dalje. Pas spekulimeve për transferimin e Borinit drejt Kinës dhe Haliloviç drejt Turqisë, një tjetër lojtar duket drejt largimit. Pikërisht, Hakan Çalhanoglu.

Turku nuk ka qenë në formë të mirë, sidomos sezonin aktual, ku ka marrë shumë kritika për paraqitjet e tij. Destinacioni i mundshëm për mesfushorin është Lajpcig, ku vetë Çalhanoglu ka rënë dakort me drejtuesit gjerman, por largimin e tij duket se po e ndalon pikërisht trajneri Gatuzo.

Për teknikun italian, 24-vjeçari është një ndër lojtarët më të preferuar të tij dhe pavarësisht formës së shfaqur, Gatuzo duket se ka vendosur të besojë përsëri tek ai. Sipas mediave italiane edhe administratori i ri i kuqezinjve, Ivan Gazidis, duket se është dakord me vendimin e trajnerit Gatuzo, kështu që largimi i Çalhanoglus drejt Lajpcigut nuk pritet të ndodhë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *