Laçi vijon me të njëjtën politikë dhe u beson të rinjve. Këtë herë pjesë e bardhezinjve është bëër mesfushori Enis Çokaj, i cili ishte nën kontratë me Lokomotivën e Zagrebit. Futbollisti 19-vjeçar është marrë në huazim për një vit.
I riu nga Kopliku luan në qendër të mesfushës dhe bëhet lojtari i dytë që kurbinasit e marrin nga skuadra kroate. Në verë ishte Jon Mersinaj ai i cili iu bashkua bardhezinjve dhe po luan rregullisht. Trajneri Besnik Prenga e njeh mirë Çokajn dhe ka qenë vetë ai që e ka bërë këtë lëvizje.
Mesfushori në vendin tonë ka qenë pjesë e moshave të Shkëndijës së Tiranës, ndërsa në të shkuarën ka luajtur me Vllazninë U15. Pas Irlian Cekës, Çokaj është afrimi i dytë te skuadra e Laçit.