Gjatë këtij sezoni, ekipi që ka dërguar më shumë lojtarë te goli është Roma, me plot 18 futbollistë goleador. Por, gjatë vitit 2018, ka një garë të fortë italo-gjermane.
“Opta” ka bërë një studim në 5 kampionatet më të forta të Europës dhe raporton se në kampionatin italian renditet Interi i pari, me 20 futbollistë që kanë arritur të shënojnë gol. Më mirë se zikaltrit ka bërë vetëm Verderi i Bremenit.
Ekipi ku aktivizohet dhe Milot Rashica ka arritur të dërgojë 21 futbollistë te goli gjatë këtij viti në Bundesligë. Verderi kryeson mbi të gjithë, ndërsa pas tyre renditen Interi, Bajerni i Mynihut, Dortmundi dhe Betis Sevilja me nga 20 lojtarë golashënues.
Verder Bremen – 21 lojtarë shënues
Inter – 20 lojtarë shënues
Bajern Mynih – 20 lojtarë shënues
Betis Sevilja – 20 lojtarë shënues
Dortmund – 20 lojtarë shënues