Qaka i shumëkërkuar, për mesfushorin shqiptar nuk mungojnë ofertat

Kamer Qaka u transferua në verë te FCSB (Steaua e Bukureshtit), por aty qëndroi vetëm për pak kohë dhe u rikthye te Poli Iashi. Aty ai është një lojtar i rëndësishëm dhe aktualisht po bën një sezon të mirë.

Drejtuesit e klubit rumun janë optimistë dhe besojnë se në verë Qaka do bëjë hapin e madh. Deri më tani këtë sezon, mesfushori shqiptar ka qenë një lojtar shumë i rëndësishëm për skuadrën e Poli Iashit, pasi ka luajtur 13 ndeshje, 12 nga to si titullar.

Në këto takime, Qaka nuk ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës, por ka qenë një rregullator i lojës në mesfushë. Paraqitjet e 23-vjeçarit kanë bërë që shumë skuadra të shfaqin interes për shërbimet e tij.

Horia Sabo, financieri i klubit, ka deklaruar për “GSP.ro” se për mesfushorin ka oferta. Gjithsesi nuk zbulohet emri i klubit që e do. “Nëse ruan këtë ecuri pozitive, Kameri ka shansin të kapë një klub të madh në verë. Klubi që e do? Gjithçka në kohën e duhur, është herët për të folur”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online