FSHF lumturon vogëlushët, merr pjesë dhe kapiteni i Shpresave

Periudhat e festave janë shumë të bukura për të gjithë, por ka dhe nga ata që vuajnë dhe kanë nevojë për ngrohtësi. FSHF ka vendosur të kryejë një gjest të bukur, duke u dhuruar disa momente fantastike fëmijëve jetimë.

Në bashkëpunim me Gentian Selmanin, portierin dhe kapitenin e Shpresave dhe Laçit, FSHF do të shpërndajë dhurata gjatë ditës së hënë për fëmijët e shtëpisë së fëmijëve “Zyber Hallulli”. Federata ka lajmëruar në faqen e saj zyrtare në rrjetet sociale për evenimentin e nesërm, duke shpjeguar dhe detajet.

Gardiani i bardhezinjve kreu një gjest të ngjashëm privatisht dhe në fundvitin e kaluar, ndërsa kësaj radhe do të jetë bashkë më përfaqësues të Federatës për të gëzuar fëmijët e vegjël.

“Përshëndetje të gjithëve, Uroj që të jeni duke kaluar një të diele të mbarë. FSHF nesër, ditë e hënë, datë 24 Dhjetor, ora 10:00, do të shpërndajë dhurata për fëmijët e shtëpisë së fëmijëve “Zyber Hallulli” në kuadër të festave të fundvitit. Në këtë aktivitet do të jetë i pranishëm kapiteni i Shpresave dhe lojtari i ekipit kombëtar Gentian Selmani.
Ju mirëpresim!”, njofton FSHF përmes zyrës së shtypit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *