VIDEO | Milani pëson disfatë në “San Siro”, festojnë miqtë nga Firence

Milan pësoi humbjen e dytë në “San Siro” në takimin e sotëm ndaj Fiorentinës. Skuadra vjollcë shkon në Firence me tri pikët në xhep falë golit të talentit Kieza, i cili zhbllokoi takimin në minutën e 73-të, por merita i takojnë dhe portierit Lafont, i cili kreu një paraqitje të mirë.

Skuadra e Gatuzos dominoi gjatë të gjithë takimit, por rastet e shumta vlejtën për hiçgjë. Pavarësisht, mungesave të shumta në mesfushë dhe në mbrojtje “djalli” dominoi gjatë të gjithë 90-minutëshit, por në gjuajtjen e vetme në portë të Fiorentinës, ata u kapën të papërgatitur.

 

 

Empoli – Sampdoria  2 – 4
Shënues: Paskual 11 (pen), Kaputo 79’ / Ramirez 41’, Kualjarela 69’, Kaprari 87’ 90+1’

Xhenoa – Atalanta  3 – 1
Shënues: Piatek 45+6, 88′ Lazoviç 67’ / Zapata 55’

Napoli – SPAL  1 – 0
Shënues: Albiol 45+1

Sasuolo – Torino  1 – 1
Shënues: Brinjola 90+1’ Beloti 55’

Udinese – Frozinone  1 – 1
Shënues: Mandragora 32’ / Çiano 61’ (pen)

Milan – Fiorentina 0 – 1
Shënues: Kieza 73’

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *