Milani vijon betejën ligjore me UEFA-n në CAS. Së fundmi Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë ka vendosur të gjobitë kuqezinjtë për shkak të shkeljeve të rregullave të “Fair Play”-it financiar. Veç 12 milionë eurove që italianët duhet të paguajnë, ka edhe sanksione të tjera.
Njëra prej tyre është reduktimi i lojtarëve në 21 për Milanin dhe rregullim i bilancit në harkun kohor të dy viteve. Diçka e tillë i heq mundësinë klubit të Serie A për të ndërtuar një ekip konkurrues dhe sipas “Tuttosport” drejtuesit e klubit kuqezi do ta apelojnë vendimin e fundit.
Synimi është që të ndryshojë afati kohor për rregullimin e bilancit. Kështu, te Milani do tentojnë të kenë në dispozicion të rregullojnë bilancet në harkun kohor të 5 viteve. Kjo do u jepte kohën e duhur për të arkëtuar të ardhur atë rëndësishme, por edhe mundësi për të shpenzuar në merkato.