Klop ul euforinë: Nuk është koha për festë, për titullin duhen… 105 pikë!

Liverpuli po bën një kampionat fantastik dhe kundër Ulvërhempton arriti fitoren e shtatë rresht në Premier. Golat e Salah dhe Van Dijk e ngjitën ekipin e Jyrgen Klop në kuotën e 48 pikëve, katër më shumë se Mançester Siti që luan sot kundër Kristal Palas.

Titulli mungon në qytetin e “The Beatles” që nga viti 1990 dhe tifozët mendojnë se ky është viti i duhur për t’u rikthyer tek ai. Jurgen Klop ka folur pas fitores së fundit, duke vlerësuar paraqitjen e ekipit deri tani.

“The Reds” nuk kanë pësuar akoma humbje në kampionat, ndërsa trajneri tregon dhe numrin e pikëve që duhen për të fituar titullin kampion. Konkurrenca është e fortë, nuk është momenti për të festuar, ndërsa trajneri kërkon të mbajë ekipin të përqendruar dhe objektivi është… Njukasëlli, ndeshja e radhës në kampionat.

Deri tani ka qenë një sezon shumë special, pasi kemi marrë 48 pikë në 18 ndeshje. Por, ka dhe skuadra të tjera. Çelsi, Mançester Siti, Arsenali dhe Totenhemi do i fitojnë me shumë mundësi ndeshjet e tyre dhe do të kalojnë kuotën e 40 pikëve. Ndoshta do të na nevojiten 105 pikë për të fituar titullin kampion në fund të sezonit. E dimë që jemi të mirë dhe ndodhemi në një moment të mirë, por nuk mund të nisim të festojmë, ose të programojmë festën për në fund të sezonit. Duhet të mendojmë vetëm të rikuperojmë energjitë sa më shpejt të jetë e mundur dhe të jemi gati për ndeshjen me Njukasëllin”, përfundon gjermani i stolit të Liverpulit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *