Tërbohet Sançez, media e famshme bën trillimin e çmendur

Aleksis Sançez ka qenë në Kili gjatë ditëve të fundit, ku ka festuar 30-vjetorin. Sulmuesit i duhen dhe disa javë pushim për t’u rikuperuar nga një dëmtim dhe drejtuesit e ejuan t’i kalonte këto ditë fundviti me familjen e tij.

Pavarësisht kësaj, Sançez nuk ka mundur t’u shpëtojë sulmeve nga mediet angleze. Tabloidi britanik “The Sun” nxori në faqe të parë një artikull ku raportohej se kiliani kishte vënë bast me vlerë 20.000 paundë për shkarkimin e Murinjos, me kolegun e tij Markos Roho.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i lojtarit, i cili me ka shpërthyer në llogarinë e tij në “Twitter”, ku shkroi: “Kjo është e pavërtetë. Murinjo më dha shansin për të luajtur në klubin më madh në botë. Kam vetëm mirënjohje për të. Jemi një skuadër e bashkuar, jemi Mançester Junajtid. Pres me padurim të ndihmoj skuadrën. Paçi fat nesër, familje!”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *