Kastrati ul euforinë: Nuk mendojmë për Serie A, tifozët më kanë befasuar… për keq!

Elhan Kastrati ka fituar vendin e titullarit te Peskara, që renditet në vendin e tretë në Serie B. Portieri 21-vjeçar, i cili është pjesë e Shqipërisë U21, madje u grumbullua me kombëtaren e madhe në miqësoren kundër Uellsit, ka folur për “Il Centro”, duke u ndalur te objektivat dhe tifozët.

Gara në divizionin e dytë të futbollit italian është tepër e fortë. Peskara renditet e tretë me 26 pikë, tre më pak se kryesuesit e Palermos. Ekipi ku luan dhe Ledian Memushaj i ka surprizuar të gjithë, por Kastrati vendos të largojë euforinë dhe tenton të ofrojë tifozët.

Nuk po mendojmë aspak për kalimin në Serie A, nuk duhet të na kthehet në një fiksim. Palermo është një skuadër e një tjetër kategorie, për momentin duam të sigurojmë sa më shpejt qëndrimin në kategori. Ka shumë ekuilibër midis ekipeve dhe do të na duhet të luftojmë me shumë të tilla. Tifozët? Meritojmë më shumë mbështetje, sinqerisht kam pritur më shumë tifozë në stadium. Jemi në vendet e sipërme të renditjes, kështu që meritojmë më shumë mbështetje nga tifozët“, përfundon portieri shqiptar, i cili ka bërë paraqitje tepër të mira me Peskarën, ndërsa deshja e radhës është kundër Veronës në transfertë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *