Liverpuli humbet pjesët, i duhet të futet në merkato

Skuadra që funksionon nuk preket. Rregulli i pashkruar i futbollit vlen, por vetëm kur një skuadër është e plotë dhe në futbollin modern po luhet aq shumë, saqë është e pamundur që një ekip ta nisë e ta mbyllë sezonin pa dëmtime serioze.

Liverpuli është duke përjetuar një moment delikat në këtë drejtim, sepse në ndeshjen kundër Napolit humbi për dëmtim mbrojtësin Xhoel Matip.

Qendërmbrojtësi u përplas keq me Kulibalin dhe ka pësuar një dëmtim serioz në zverk, aq sa përfundoi në spital.

Tashmë Matip duhet të operohet dhe do të mungojë për rreth dy muaj. Klop ka edhe probleme të tjera në mbrojtje dhe tashmë do të detyrohet të ndryshojë planet e janarit, sepse duhet urgjentisht ndonjë përforcim, për të mos rrezikuar një fund sezoni dramatik, me dëmtime e lojtarë të shtrydhur fizikisht.

Vetëm para pak ditësh Liverpuli humbi për dëmtim edhe talentin e qendrës së mbrojtjes Xho Gomez, i cili gjithashtu do kthehet në fushë vitin e ardhshëm, ndaj duhet patjetër një qendërmbrojtës me eksperiencë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online