Drejtuesit e Atletikos së Madridit po punojnë për t’i dhuruar një lojtar të madh Diego Simeones. Siç raporton “France Football”, klubi spanjoll ka hedhur sytë nga PSG. Preferenca e tyre është Edinson Kavani, një nga bomberat më të mirë në botë.
PSG kërkon 50 milionë euro për kartonin e 31-vjeçarit, ndërsa transferimi i tij mund të ndodhë në verë. Atletiko nuk do e ketë të thjeshtë, pasi për sulmuesin uruguaian ka konkurrencë.
Napoli dhe Çelsi janë të interesuara për Kavanin, por në fund do e bëjë diferencën vullneti dhe dëshira e vetë lojtarit.