Përfundoi afati, Milani mendon të sakrifikojë yllin e ekipit

Pas 8 golave dhe 13 asisteve gjatë 45 ndeshjeve të luajtur në sezonin e kaluar, Milani priste që performanca e Hakan Çalhanoglu të rritej në këtë edicion. Por, numri 10 i kuqezinjve po zhgënjen plotësisht, duke u shndërruar në zhgënjimin më të madh. Edhe kundër Torinos nuk arriti të futej asnjëherë në ndeshje, ku edhe forma fizike la shumë për të dëshiruar.

Ish-lojtari i Leverkuzen mbetet një prej të besuarve të Gatuzos, me trajnerin që e hedh gjithmonë në fushë prej minutës së parë. Drejtuesi i stolit i ka dalë në mbrojtje, e ka përkëdhelur dhe ka hedhur poshtë të gjitha kritikat. E megjithatë, tani duhet gjetur një zgjidhje.

Çalhanoglu nuk arrin ti japë asgjë skuadrës, madje tashmë është kther edhe në një problem. Nëse dëshiron të luajë titullar, apo edhe të qëndrojë te Milani, turku duhet të rikthehet lojtari i sezonit të kaluar dhe të shërbejë më mirë Higuain e Krutonen. Kastijeho po ngrihet në hirearkinë e skuadrës dhe mund të shndërrohet në zgjedhje të parë.

Pa harruar edhe afrimin e Pakuetas në merkaton e janarit. Një lojtar tek i cili Milani ka investuar shumë dhe jep shpresa për të ardhmen. Afati i Çalhanoglu po përfundon: numri 10 duhet të përmirësohet, në të kundërt rrezikon ta shohë veten në listën e lojtarëve që do të sakrifikohen në merkato.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online