Romelu Lukaku ka qenë një ndër lojtarët më zhgënjyes të Mançester Junajtid gjatë këtij sezoni. Sulmuesi belg qëndroi larg golit për më shumë se dy muaj (15 shtator – 1 dhjetor), diçka kjo që dëmtoi jo pak ecurinë e “djajve të kuq”.
I pyetur nga gazetarët për këtë problematikë, Lukaku ka kthyer një përgjigje të sinqertë: “Mu desh të shtoja disa kile muskul para Botërorit. Me përfaqësuesen e Belgjikës luajta shumë mirë, por këtu te Junajtid kemi një tjetër stil loje me të cilin nuk jam përshtatur siç duhet.
25-vjeçari ka gjetur dy herë rrugën e rrjetës në tre ndeshjet e fundit. Forma e dobët e tij bëri që për disa javë Zhoze Murinjo ta ulte në stol, duke ia besuar vendin e sulmuesit kilianit Aleksis Sançez ose të riut anglez, Markus Rashford.