Ilir Daja, trajneri i Flamurtarit, ka dalë para mediave dhe ka folur për ndeshjen e radhës kundër Laçit. Tekniku i vlonjatëve vlerësim kurbinasit, por synimi i kuqezinjve mbeten tre pikët. Mungesat janë disa, ndërkohë që në dyshim është edhe Agustin Torasa.
“Kemi fituar me vendin e parë dhe kemi humbur me të fundit, por janë dy ndeshje që nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën. Kushtet në të cilat kemi luajtur bëjnë që të mos i barazojmë si ndeshje. Vlenin tre pikë, që do i kërkojmë edhe nesër. Luajmë ndaj një ekip që vjet ka luajtur në Europë, ndryshe nga ne. Në fazën e parë na kanë mundur, janë 4 pikë më shumë se ne dhe kemi disa mungesa. Të gjitha këto nuk na pengojnë ne që të futemi në fushë për të fituar ndeshjen. Jemi koshientë të gjithë që Laçi është një ekip i vështirë, ka dyluftime të forta, ka grinte. Nesër, duke llogaritur mungesat, kompensimin duhet ta bëjmë me shpirt gare dhe me anën tekniko-taktike”.
“Dy ndeshje në shtëpi? Nuk do i vija të dy ndeshjet bashkë dhe të them atë fjalinë e zakonshme hap pas hapi. Ndeshjet ndryshojnë, pasi po shihet që nuk po kemi të njëjtin formacion. Të gjithë energjitë do i përqendrojmë te ndeshja me Laçin. Në ndeshjen e fundit morëm shumë kartonë, ne dhe Luftëtari jemi më të penalizuarit. Jemi dy ekipe që prodhojmë manovër dhe jo lojë të dhunshme. Duhet të kalojmë ndeshjen e nesërme. Po fituam, atëherë do ta përgatitim me qetë ndeshjen e radhës”.
“Tifozët? Nuk bëj hipokritin, tifozët vlonjate na kanë mbështetur edhe në vështirësi. Madje edhe kur nuk i kemi kënaqur. Edhe nesër duhet të na mbështesin. Po programojmë të ndryshojmë lojën dhe rezultatet. Patjetër na duhet mbështetja e tifozëve”.
“Rival i drejtpërdrejtë Laçi? Sigurisht, i rendita arsyet edhe më lart. Vjet kanë qenë në Europë, na kanë mundur fazën e parë dhe kanë 4 pikë më shumë. Është kundërshtar i denjë për ne. Nesër do harxhojmë gjithë potencialin për të shkuar te fitorja”.
“Gjykimi? të kesh rezerva për gjykimin në Shqipëri, ku ka rezerva për gjithçka, nuk do të jesh i drejtpërdrejtë. Ngul këmbë që duhet të përmirësojmë është loja efektive. Ndeshjen e kaluar kishte më pak se 50 minuta lojë efektive. Arbitri ka në dorë të ruajë ritmin dhe të lejojë të bëhet lojë”.
“Merkato dhe mungesa? Natyrshëm që nuk punojmë për ndeshjen nesër. Për t’u përgjigjur me detaje do ta flasim kur të përfundojë gjysma e kampionatit. Do bëjmë një analizë dhe më pas do të flasim. Batha e Useini nuk janë për shkak kartonësh. Torasa ka pasur probleme, nuk do e rrezikojmë nëse nuk do të jetë 100% për lojë”.
“Problemet e pagave? Gjatë gjithë karrierës sime si trajner nuk ka folur për anën financiare. Nuk flas as me futbollistë për këtë. Jam drejtuesi teknik dhe do bëja gabim nëse do jepja detaje pa qenë i painformuar. Nuk më takon mua të përgjigjem për këtë pjesë”.
“Kale? Kur mbaruam merkaton, e kemi llogaritur titullar në sulm. Veç cilësive ai ka edhe një eksperiencë në kampionatin tonë. Me ardhjen e tij kemi një forcë të shtuar në sulm. E ka shprehur edhe në dy ndeshjet që ka luajtur”.