Juventus shpërblen njeriun e ndeshjes, bën gati rinovimin

Juventusi mori një triumf mjaft të rëndësishëm mbrëmjen e kaluar, teksa doli me tre pikë nga përballja me Interin. Sfida e luajtur në “Allianz Stadium” u vendos me një gol të Mario Manxhukiç, i cili është konfirmuar si njeriu i ndeshjeve të mëdha.

Pikërisht, mëngjesin e sotëm, “Corriere dello Sport”, ka raportuar se drejtuesit bardhezinj kanë përgatitur kontratën e rinovimit me gjigantin kroat. Manxhukiç aktualisht ka një kontratë me Juventusin, që skadon në vitin 2020 dhe përfiton 3.5 milionë euro.

Kontrata e re që pritet t’i vihet në tavolinë 32-vjeçarit, do të jetë me një zgjatje 2 apo 3 vjeçare dhe do të ketë një ulje rroge, siç edhe thuhet në prestigjiozen italiane. Kroati pritet të ketë një përfitim vjetor prej 3 milionë eurosh, sipas kontratës së re, por do të ketë më shumë bonus.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *