Transferimi më i kushtueshëm i merkatos së kësaj vere te Mançester Junajtid ishte pikërisht braziliani i blerë nga Shaktar Donetsk, Fred.Mesfushori kaloi në rradhët e djajve të kuq për shumën e 52 milionë sterlinave, por deri tani më shumë ka ngrohur stolin dhe ka qenë në tribunë se sa në fushën e lojës.
Aktualisht numëron vetëm shtatë prezenca në Premier Ligë dhe duket shumë larg atij lojtari që kemi parë në Ukrainë. Tashmë, 25-vjeçari duket se ka humbur dhe vendin në kombëtaren e brazilit, por shqetësimi krysor mbetet aktivizimi te Junajtid. Lidhur me këtë çështje më së fundmi ka vendosur të flasë Zhose Murinjo, i cili ka deklaruar se brazilianit i duhet e ende kohë, pasi Mançester Junajtid ka probleme në mbrojtje për momentin dhe i duhen mesfushorë që të ruajnë balancat në fushë.
“Hap pas hapi. Ka lojtarë të tjerë, në klube të tjera, që i është dashur kohë dhe madje kanë lozur edhe më pak se Fred. Do të ketë shansin e tij kur mbrojtja jonë të jetë më e fortë. Për momenin skuadra ka nevojë për mesfushorë që ruajnë balancat se sa në krijimin e rasteve për shënim. Kur të rregullojmë mbrojtjen, situata e Fred do të ndryshojë krejtësisht”, përfundoi Murinjo.