10 vite përjashtim nga kupat e Europës dhe 1 milionë euro gjobë. Ky ishte dënimi që UEFA mori për Skënderbeun, ndërkohë që korçarët edhe këtë verë nuk garuan në Champions. Së fundmi një lajm interesant mbi dënimin e bardhekuqve.
Këtë muaj me shumë mundësi do të jepet vendimi i CAS pas apelimit të Skënderbeut dhe thuhet se pritet që dënimi i parë të ulet. Kështu korçarët, me dënimin e ri, nuk do të mund të luajnë në Kupat e Europës tre sezone.
PROBLEMI – Në lajmin e publikuar nga “Konica.al” thuhet se burimi është nga brenda CAS, por ka edhe një problem. Do të ishte skandalozë që CAS të merrte një vendim fshehurazi, shto këtu faktin se dënimi i Skënderbeut po vendos një standard të ri mbi të cilin klubet mund të dënohen vetëm referuar luhatjeve të koeficienteve që zbulohen nga BFDS (Sistemi i mbrojtjes nga trukimet).
Nuk duhet harruar që CAS ende nuk ka nxjerrë një datë për seancën dëgjimore mes Skënderbeut dhe UEFA-s. Në faqen zyrtare të Gjykatës së Arbitrazhit Sportive Lozanë shihet qartë se të paktën deri më 15 janar nuk do të ketë ballafaqim mes palëve. Pra situata është shumë e paqartë…