Memelli: Sulmi nuk ishte në lartësinë e duhur, të dëshpëruar që lamë dy pikë

Migen Memelli ishte i zhgënjyer nga fakti se skuadra nuk konkretizoi ato raste. Numri një i stolit të bardhezinjve u shpreh për “Supersport” në emisionin “Gol pas Goli”, se është demoralizuese kur ekipi lë pikë me skuadrat që renditen në fundin e tabelës.

NDESHJA – “E dinim se kishim një kundërshtar që do të mbrohej mirë. Shumica e lojës u zhvillua në mesfushë. Edhe treshja e sulmit nuk ishte në lartësinë e duhur dhe në ditën më të mirë. U munduam që të zgjidhnim rezultatin me goditjet standarde, por na mungoi konkretizimi i qartë. Janë dy pikë të lëna në fushën tonë edhe është pak dëshpëruese kur lë pikë me skuadrat e fundit të tabelës. Ky është futbolli dhe duhet pranuar”.

SKUADRA – “Nuk ka diçka që nuk shkon. Besoj shumë te skuadra ime dhe te çunat. Fundi i tabelës dhe kreu janë të ngjeshura dhe duan pikë sa më shumë. Sigurisht që do të ketë edhe ditë që skuadra bllokohet për të kaluar në avantazh. U përpoqëm disa herë sot. Nuk shohim ekipet e tjera, por çfarë mund të bëjmë me veten dhe si mund të përmirësohemi. Në fund do synojmë të marrim sa më tepër pikë në këto javë të mbetura”.

SULMI – “Kërkoja që Xhixha dhe Shtubina të merrnin thellësinë. Edhe kundërshtari luajti mirë në prapavijë, duke na izoluar. Jemi ekip që duam rezultatin dhe kur jemi në vështirësi gjërat përkeqësohen ndonjëherë. Jemi mundur ta zgjidhim përmes goditjeve standarde, por nuk patëm konkretizimin e duhur”.

FILLIMI I NDESHJES – “Fillimi i lojës ishte me topa të gjatë, ndërsa më pas e ulëm topin poshtë dhe të shtymë ekipin lart. Nuk kemi qenë konkret dhe të qartë në sulm. Na mbetet përgjegjësia ta përmirësojmë skuadrën”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *