Rilindja e Kastriotit, Nica jep “recetën” e suksesit

0

Ishte një moment i bukur. I përgëzova djemtë për shpirtin e garës. Shpresoj që kjo ecuri të vijë më lart. ka edhe probleme, sidomos kur alarmohemi, Duhet ekuilibër dhe kjo bëhet me mënyrë loje, me pas dhe elementë të tjerë”, tha Nica fillimisht në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport.

MBIJETESA – “Djemtë janë në skuadër. Bazohem te të rinjtë. Duhet të kemi kurajën t’u japim dorë, të marrin dorë dhe t’i ngremë. Nuk duhet të mendojmë vetëm te merkato me lojtarë të huaj. Duhet të shtrëngohemi më shumë në elementët që kemi. U duhet dhënë dorë”.

LËVIZJA E MARKUT – “Ideja ime është që të luajnë ata që janë në ritëm. Më intereson ta ngre skuadrën. Po nuk u ngritën në taktike individuale, nuk ka se si. Lojtarët më përkrahin, më dëgjojnë. Uroj të gjejmë të tjerë të rinj. Edhe të huaj nuk mund të nënvlerësohen, pasi kanë nivel dhe japin kontributin e tij. Ju e shikoni më ftohtë ndeshjen. Nuk mund të kalohet në agoni, por duhen zgjidhur gjërat me qetësi dhe duke pasuar”.

MBROJTJA – “Kam kërkuar që në fillim që skuadra të njohë parimet. Nuk flitet vetëm për një repart. Flamurtari ka dy lojtarë të mirë në krah dhe i dubluam. Duhet që skuadra të mbrojë, jo vetëm mbrojtja”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.