Daja: Na penalizoi terreni, këtu s’të duhet teknika. Qirko super!

Ilir Daja, trajneri i Flamurtarit, analizoi humbjen që skuadra e tij pësoi me Kastriotin. Kreu i pankinës kuqezi, në lidhjen direkte me emisionin “Gol pas Goli” në Supersport, komentoi gjithçka ndodhi në fushën e blertë midis dy ekipeve.

MUNGESA E VAZHDIMËSISË – “E vërtetë është që pas një fitoreje me Partizanin e vendit të parë, mundemi me Kastriotin e vendit të fundit. Nuk u përshtatëm me terrenin. Ndryshuam manovër në pas dhe nuk na doli si duhet. Pjesën e dytë lojtarët treguan njëfarë karakterit për t’u përshtatur me lojën. Gjithsesi nuk dolëm aty deshëm”.

TËRRENI – “Ndikon shumë, nuk mund të ndryshosh për një javë dhe të luash me top të gjatë. Duhet të kujdeseshim për topin e dytë. Pjesa e dytë pati shumë ndërprerje dhe në fund humbim pikët. Këto fusha nuk kanë nevojë për teknikë dhe taktikë, por për dyluftime. Këtë e bëmë në pjesën e dytë”.

QIRKO – “Po e përmbledh me një fjalë: shkëlqyeshëm. Është portier me perspektivë dhe e ka treguar edhe sot që mund të bëhet një nga portierët më të mirë nga kampionati shqiptar”.

DYLUFTIMET – “Ato që nisën lojën kishin këtë gjë, që mund të luftojnë. Vetëm Torasa jo, por ai ka shpirt luftarak. Ai sakrifikoi, pasi tentoi të luante pas një dëmtimi. Terreni i butë nuk e lejoi të shfaqej dhe e zëvendësuam që në pjesën e parë. Kjo na kushtëzoi më vonë në freskimin e ekipit”.

ZERO GODITJE NË PORTË – “Mbetet për t’u punuar në vazhdimësi, që edhe këtë element jo të mira të përmirësojmë për ndeshjet e tjera”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online