VIDEO | Siti bën detyrën ndaj Bornmuth, presioni kalon te Liverpuli tashmë

Janë mbyllur gjysma e ndeshjeve të Premier Ligë, të vlefshme për javën e 14-të të futbollit në Angli. Mançester Siti bën detyrën ndaj Bornmuth, duke triumfuar në shifrat 3-1 brenda në shtëpi, me gola të Bernanrdo Silva, Rahim Sterling dhe Gyndogan, të cilët bënë të pavlefshëm barazpeshën e përkohshme të miqve me golin e Uillson.

Kristal Palas dhe Leister ishin dy skuadrat e tjera vendase, të cilat gjetën triumfin, përkatësisht ndaj Bërnlejt dhe Uotford, me shifrat 2-0. Xhejmi Vardi dhe Medison, ishin dy autorët e golave për Leisterin, i cili tashmë ngjitet në vendin e shtatë, pas këtij triumfi. Kristal Palasi i falet ng një goli për çdo pjesë, duke mposhtur Bërnlejn dhe duke lënë zonën e ftohtë për të shkuar në vendin e 15-të.

Uest Hem dhe Brajton nga ana tjetër, arritën fitore me mjaft vlera në transfertë ndaj Njukasëll dhe Hadërsfilld. “Çekanët” shkatërruan 0-3 Njukasëllin me dy gola të Çiçaritos dhe një gol të Felipe Anderson dhe tashmë e shohin veten në vendin e 13-të, në kuotën e 15 pikëve. Brajton fitoi me përmbysje ndaj Hadërsfilldit 1-2, pasi miqtë mbetën me 10 lojtarë, pas një kartoni të kuq të Munie.

Mançester Siti 3-1 Bornmuth
B.Silva 16’, Sterling 56’ Gyndogan 80’ / Uillson 44’

Kristal Palas 2-0 Bërnlej
Mekarthur 16’, Tousend 77’

Leister 2-0 Uotford
Vardi 12’, Medison 23’

Njukasëll 0-3 Uest Hem
Çiçarito 11’, 63’, Felipe Anderson 90+3’

Hadërsfilld 1-2 Brajton
Jorgensen 1’ / Dafi 45+4’, Andone 69’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *