VIDEO | Dortmundi me hap kampioni, Bajerni rikthehet të fitojë pas një muaji

Janë mbyllur gati pjesa më e madhe e ndeshjeve të Bundesligës, të vlefshme për javën e 13-të të elitës së futbollit gjerman. Borusia e Dortmundit vijon marshimin e saj, duke triumfuar përballë Frajburgut në shtëpi, ndërsa Bajerni i Niko Kovaç u rikthye te fitorja në kampionat pas më shumë se një muaji.

Dortmundi i Lusien Favres duket i pandalshëm, teksa në shtëpi bën detyrën ndaj Frajburgut me fitoren 2-0 dhe konsolidon pozitat e saj në krye të tabelës. Ishte një gol i Marko Rojs nga pika e bardhë e 11-metërshit në fundin e pjesës së parë dhe Pako Alkaser në fundin e takimit, që i dhan fitoren verdhezinjve.

Ndërkohë Bajerni nga ana tjetër u rikthye të fitonte në kampionat pas plot tre ndeshjesh, duke marrë një fitore me vlera në fushën e vështirë të Verder Bremenit, me shifrat 1-2. Ishte pikërisht ish-lojtari i Verder, Serxh Gnabri, ai që ishte heroi i bavarezëve në këtë takim. Dy gola e tij, bënë të pavlefshëm barazimin e Osakos në pjesën e parë.

Dortmund-Fraiburg 2-0
(Rojs (pen) 40’, Alkaser 90+1′)

Honover-Herta Berlin 0-2
(Torunariga 44’, Ibisheviç 73’)

Shtutgart-Augsburg 1-0
(Donis 39’)

Verder Bremen-Bajern Mynih 1-2
(Osako 33’ / Gnabri 20’, 50’)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online