Firmos edhe “musketieri” i tretë, Liverpuli nuk lëshon asnjë nga yjet e sulmit

Të gjithë i ëndërrojnë yjet e Liverpulit, por duket se The Reds nuk shesin më askënd dhe ajo që ehete kryesorja, yjet nuk duan të largohen nga Liverpuli.

Sot ka ardhur zyrtarizimi i rinovimit të kontratës së sulmuesit Sadio Mane, i cili ka firmosur deri në vitin 2023.

Më herët në hapësirën e një viti kanë rinovuar edhe Salah e Firmino, duke bërë që treshja e artë e sulmit të bëhet e paprekshme.

Mane u transferua te Liverpuli në vitin 2016, për 34 milionë sterlina nga Sauthemptoni, ndërsa në Anfield është bërë një superstar, sepse ka shënuar 40 gola në 89 ndeshje dhe ka pasur një rendiment të jashtëzakonshëm, aq sa të shuumte janë ata që e konsiderojnë po aq të rëndësishëm sa Salah, në mos më shumë.

“Jam në ekipin e duhur, në momentin e duhur, me trajnerin e duhur, ndaj nuk shoh asnjë arsye për t’u larguar dhe jam shumë i lumtur që jam rinovuar”, tha Mane pas rinovimit.

Ndërkaq, Klop deklaroi: “Me këtë rinovim po tregojmë se po mendojmë për të ardhmen, jo thjesht për të tashmen. Kjo vlen edhe për lojtarët tanë, të cilët e shohin të ardhmen e tyre te ky klub. Kam vetëm një kritikë për Mane: ndonjëherë nuk e kupton sa i zoti është”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *