Real Madrid nuk ka arritur që ta zëvendësojë largimin e Kristiano Ronaldos. Kampionët në fuqi të Europës synojnë që të afrojë belgun për të “harruar” portugezin. Normalisht nuk do të jetë e lehtë, pasi Çelsi kërkon që ta shfrytëzojë këtë situatë për të përfituar sa më shumë, por nuk dëshiron që të humbasë një lojtar me vlera si Hazard.
Gjithsesi, sipas asaj që shkuan “Okdiario”, te Reali e kanë gati planin për t’iu joshur “blutë e Londrës. Perez është gati që të depozitojë jo vetëm një shumë të konsiderueshme për Hazard, por të lërë edhe Garet Bejl që të transferohet në Angli.
Ndonëse duket jo shumë normale, uellsiani nuk është se preferohet dhe aq shumë nga stafi teknik, diçka që kuptohet nga fakti se këtë edicion ka zhvilluar vetëm 2 ndeshje të plota. Çelsi mund të tundohet dhe Hazard mund të zbarkojë në Madrid. Vetë lojtari e ka pranuar gjatë Kupës së Botës se mund të jetë një mundësi e mirë për të ndryshuar ambient.