Futbolli italian mund të humbasë një ndër presidentët më të veçantë. Bëhet fjalë për presidentin e Palermos, Mauricio Zamparini. Mesa duket 77-vjeçari e ka kuptuar se nuk i ka më energjitë që duhen për të administruar një klub futbolli në “xhunglën” e futbollit italian.
Sipas “Rai Sport”, pronarët e rinj të klubit sicilian do të jenë një grup biznesmenësh anglez të cilët i kanë premtuar Zamparinit se do të investojnë shuma të mëdha parash për ta rikthyer klubin në Serie A.
Gjatë 16 viteve në krye të Palermos, Zamparani ka “ngrënë kokat” e 45 trajnerëve, një rekord ky që s’ka të afërt. Për të kuptuar çmenduritë me trajnerë mjafton të përmendet një statistikë mjaft interesante nga futbolli anglez. Pesë ndër klubet më të më mëdha në Angli kanë pasur më pak trajnerë gjatë ekzistencës së tyre më shumë se 100-vjeçare sesa Palermo nën “regjimin” 16-vjeçar të Zamparinit. Ato janë si më poshtë
Klubi Viti i themelimit Numri i trajnerëve
Mançester Siti – 1887 – 38
Totenhem – 1882 – 33
Liverpul – 1892 – 22
Arsenal – 1886 – 21
Mançester Junajtid – 1878 – 20