Flamurtari mund të gëzojë, pasi për trajnerin Ilir Daja nga ky moment do të jetë i gatshëm për lojë edhe Elton Kale. Anësori brazilian kishte pretendimet e tij për kontratën me Kukësin, madje sipas tij kishim të bënim me falsifikim.
Gjithsesi nuk është se gjërat u ndanë nga FIFA apo Dhoma Kombëtare e Zgjidhjes. Mes klubeve është gjetur marrëveshja dhe tashmë Kale mund të luajë me kuqezinjtë. Menaxheri Florin Biba ishte ai që e dërgoi anësorin te Flamurtari, ndërkohë që në të shkuarën ka pasur bashkëpunime të shumta me presidentin e Kukësit, Safet Gjicin.
Kjo marrëdhënie e mirë është shfrytëzuar, por nga ana tjetër Flamurtari edhe ka paguar për kartonin e Kale. Më në fund sulmuesi mund të luajë me ekipin e tij të ri dhe kështu merr fund pritja për të.