Vasil Shkurtaj nuk arriti që të kthente një gol në fundin e ndeshjes, edhe pse kishte një mundësi të artë. Pas ndeshjes, në emisionin “Gol pas Goli”, në “Supersport”, sulmuesi tregoi situatën në klub, por foli dhe për të ardhmen e tij.
“Nuk kisha trupin mirë dhe e gjuajtja lart. Rezultati ishte i drejtë, mund të merrnim edhe tre pikët” u shpreh fillimisht sulmuesi. Vlonjati u ngacmua edhe për të ardhmen dhe normalisht si çdo futbollist do të donte të luante jashtë. Ka provuar edhe në të shkuarën të luajë në Greqi, Portugali, Holandë e Qipro
“Do doja të ikja jashtë, por jam i Luftëtarit dhe po bëj të pamundurën të dalim nga kjo situatë”. Vjet me Bregun dhe Abazajn Luftëtari ishte i rrezikshëm, por Shkurtaj thekson se edhe shokët që ka aktualisht në ekip e ndihmojnë goxha.
“Abazaj e Bregu ishin ndryshe, por edhe këta që janë tani japin shpirtin në fushë. Ata më ndihmojnë shumë kur mbrojnë. Kënaqem kur kam raste për gol. Golat do vijnë”, u shpreh në mbyllje sulmuesi i Luftëtarit..