Daja: Nuk meritonim më shumë se barazimi, kundërshtari ishte më lart

Ilir Daja, trajneri i Flamurtarit, u shpreh i pakënaqur për lojën e skuadrës së tij në ndeshjen me Luftëtarin. Ai analizoi gjithçka në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport, ndërkohë që në fund foli edhe për ndeshjen me Skënderbeun.

NDESHJA – “Ajo që më shqetëson është loja. Në pjesën e parë kundërshtari ishte më lart, ndërsa në pjesën e dytë u munduam, por nuk rrezikuam shumë. Them se ishte lodhja, si për ne dhe kundërshtari. Kemi shumë punë për të bërë, sidomos në ndeshjet në Vlorë, pasi luajmë ndryshe jashtë dhe ndryshe bëjmë këtu në shtëpi. Në momentet kur duhet të jemi të durueshëm bëjmë gabime në pasimin e thjeshtë, përgjegjësinë kryesore e mar vetë për këtë ndeshje të sotme”.

VAZHDIMËSIA – “Na shqetëson vazhdimësia në cilësinë e lojës. Sot kundërshtari do të them se ishte më sipër se ne, sidomos në pjesën e parë. Ne sot nuk meritonim më shumë se barazimi. Pas një ndeshje shumë të mirë kundër Kukësit, duhet të kemi vazhdimësinë në lojë që të kemi më pas vazhdimësinë edhe në pikë”.

PROBLEMI – “Ne duhet të ndryshojmë në fillimin e ndërtimit të aksionit. Duhet të jemi më të thjeshtë dhe më të shpejtë, që të krijojmë hapësirat e duhura, që të vijojmë më pas me sulmin. Nuk mund të luajmë me topin në thellësi, pasi nuk i përshtatet Bushiçit. Ne duhet ta s’postojmë lojën për të në linjat fundore, që të futet në lojë me topin në ajër. Kur është i lirë në shtyllën e dytë ne humbasim me pasim. Ekipi ka shkëputje, nuk ka një qëndrueshmëri, në vazhdimësi. Pritshmëritë janë të mëdha dhe ne gjendjen psikologjike nuk jemi në gjendje për t’u dhuruar atë që ata kërkojnë”.

RIKTHIMI NË KORÇË – “Është një ndeshje shumë e vështirë. Kjo lojë sot do na ulë pak psikologjikisht, por ndoshta do të gjejmë forcë për ta motivuar ekipin. Skënderbeu është ekipi i konsoliduar dhe kryeson prej vitesh në futbollin shqiptar, por edhe ata kanë pika të forta. Janë të avantazhuar nga forma dhe pikët. Në ato pika jo të forta që kanë do tentojmë që t’i shfrytëzojmë, për të rikuperuar dhe këto pikët që nuk i morëm sot”.

PNEDESË QË IKU IKE NGA KORÇA – “Nuk jam bërë pishman. Nuk kisha më çfarë të jepja të ai ekip, kur arrin ato sukses, si në kampionat, Kupë dhe Europë. Një Skënderbe që pret vendimin  CAS, uroj që të mos jetë negativ, pasi do të ishte në dëm të futbollit shqiptar. Nuk e kthej kokën pas, pasi mua më pëlqejnë sfidat e reja”.

RASTI I DISKUTUESHËM – “Nuk po e komentoj. Nuk merrem me arbitrat. Aty ku jam unë nuk duket qartë, por ta krijojnë të tjerë. Nuk dua të krijoj alibi ekipit për të tilla gjëra”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online